LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Lista Serbe nuk lejoi njerëzit të jenë pjesë për shkrurjen e statusit të Asociacionit

Thaçi: Lista Serbe nuk lejoi njerëzit të jenë pjesë për shkrurjen e statusit të Asociacionit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili ishte pjesë e panelit të foumit GLOBSEC 2019, që po mbahet në Bratislavë, duke folur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, tha se marrëveshja e vitit 2013 ka pasur një ndikim jashtëzakonisht pozitiv.

Sipas Thaçit, marrëveshja e vitit 2013 pati një efekt të jashtëzakonshëm sa i përket marrëdhënieve tona.


“Ishte integrimi territorial por edhe çështja sociale e komunitetit serb në Kosovë në institucionet dhe në jetën sociale në pjesën veriore të Kosovës por edhe në tërë territorin e Kosovës. Kemi integrim në drejtësi, polici, lëvizja e lirë e qytetarëve, policia multietnike dhe oficerëve doganorë  në mes kufirit të Kosovës me Serbinë, largimi i barrikadave në pjesën veriore dhe nuk ka probleme ndëretnike. Gjithashtu për këtë të parë janë zgjedhjet qendrore dhe lokale ku mori pjesë  komuniteti serb. Për këtë do të doja t’i shprehë mirënjohjen presidentit Aleksandar Vuçiq i cili i ka vizituar dhe i ka bindur për të marrë pjesë në procesin zgjedhor i cili ishte organizuar sipas ligjeve të Kosovës”, tha ai.

“Disa gjëra të cilat kanë mbetur për t’u  zbatuar nga të dyja palët. Kosovës i duhet të zbatojë marrëveshjen për asociacionin sipas ligjeve të Kosovës, me theks të veçantë  Kushtetutës së Kosovës. Ajo çka është e rëndësishme është se gjithmonë ka ekzistuar dëshira që kjo të rrihet por fatkeqësisht Lista Serbe, politikanët serb në Kosovë, nuk i ka lejuar njerëzit të jenë pjesë e procesit dhe të shkruajnë statusin e Asosciacionit”, tha ai.

Thaçi shtoi se rreth 75 përqind e qytetarëve janë pro dialogut dhe të gjithë duan që lëvizet më shpejt drejt NATO-s  dhe BE-së.

“Qytetarët e Kosovës e duan dialogun, e duan një marrëveshje në mes Kosovës me Serbinë, e cila do të forconte integrimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, investimet në Kosovë, për një mirëqenie më të mirë dhe një jetë më të mirë. Mënyra se si kemi mbetur të izoluar, pa liberalizim të vizave nga BE-ja është një situatë që kërkon me urgjencë një zgjidhje. Një zgjidhje jo e cila kalon përmes Beogradit, por një zgjidhje nga institucionet e BE-së, duke ndërtuar marrëdhënie më të mira dhe për këtë shpresoj  dhe punoj që të arrihet ky objektiv.  Ka shumë skeptikë dhe kritikë të cilët thonë se drejtësia nuk është në anën tonë”, tha ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori