LAJMI I FUNDIT:

Thaçi, Haradinaj e Veseli urojnë Përfaqësuesen e Kosovës për fitoren ndaj Ishujve Faroe

Thaçi, Haradinaj e Veseli urojnë Përfaqësuesen e Kosovës për fitoren ndaj Ishujve Faroe

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 2-0 kundër Ishujve Faroe.

Në mesin e 13 mijë tifozëve që ishin mbledh në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për t’i dhënë mbështetje Përfaqësueses së Kosovës, ishin edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.


Presidenti Thaçi pas përfundimit të ndeshjes ka uruar futbollistët dhe të gjithë qytetarët, duke thënë se Kosova me plotë meritë e fitoi këtë ndeshje.

“Fitore madhështore! Kosova me plot meritë e fitoi ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare në stadiumin modern “Fadil Vokrri”. Një fitore historike kjo, e cila vetëm sa u hapi rrugë sukseseve të pandalshme të futbollistëve tanë të mrekullueshëm, që sonte na dhanë shumë emocione. Krenar me përfaqësuesen tonë! “, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Përfaqësuesen e Kosovës për fitoren e tyre ndaj Ishujve Faroe. “Urime Kosovë”, ka qenë urimi i shkurt i kryeministrit Haradinaj.

Urimi nuk ka munguar as nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

” Një fitore e merituar. Një fitore për Fadil Vokrrin. Një fitore dhe spektakël për gjeneratat që punuan shumë për këto ditë dhe për rininë tonë. #Kosova”, ka shkruar Veseli.

Pas këtij triumfi, Kosova numëron katër pikë dhe është në krye të Grupit 3 në ligën D. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori