LAJMI I FUNDIT:

Tevez dhe Torres mund të jenë partner në sulm te DC United

Tevez dhe Torres mund të jenë partner në sulm te DC United

Skuadra amerikane, DC United është duke planifikuar transfeirmin e yjeve të futbollit në MLS.

Skuadra nga Washingtoni po tenton të ndërtojë një skuadër të fortë për edicicionin e ardhshëm.


DC United po planifikon transfeirmin e dy sulmesve të njohur që kanë lënë gjurmë në futbollin evropian.

Ylli argjentinas i Boca Juniors, Carlos Tevez është objektivi i parë i skuadrës kuq e zi.

Tevez ka një kontratë me Bocan deri në dhjetor të vitit të ardhshëm por që mund ta prishë atë me marrëveshje për ta provuar kampionatin amerikan.

Fernando Torres. (Photo /Getty Images)

DC po mendon t’i ofrojë kontratë dy vjeçare 34-vjeçarit Tevez me pagë vjetore prej tre milionë eurove në stinor.

Ndërkohë Tevez mund ta ketë partner në sulm yllin spanjoll Fernando Torres.

Torres ka njoftuar largimin nga Atletico Madrid në fund të sezonit pasi i skadon edhe kontrata me klubin spanjoll.

Ish-reprezentuesi i Spanjës do të vazhdoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klubi nga Washingtoni e ka kontaktuar Torresin dhe i ka bërë të qartë se presin nënshkrimin me të.

Mbetet të shihet gjatë javëve të ardhshme nëse dy sulmuesit e njohur do të arrijnë marrëveshje me DC United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori