LAJMI I FUNDIT:

Teuta Krasniqi sqaron konfliktin rreth qenit në xhirimet e filmit: Ishte gabim përzgjedhja, kërkojmë falje

Teuta Krasniqi sqaron konfliktin rreth qenit në xhirimet e filmit: Ishte gabim përzgjedhja, kërkojmë falje
Foto: Teuta Krasniqi/Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, së fundmi ka qenë pre e akuzave nga një përdoruese e rrjeteve sociale për keqtrajtim të kafshëve.

E gjithë kjo erdhi nga xhirimet e një filmi, ku protagonist ka qenë një qen.

Përdoruesja e rrjeteve sociale e akuzonte aktoren se e ka injektuar qenin me anestezion, ndërkohë që në anën tjetër promovon një jetë vegane.

Për të sqaruar situatën, Krasniqi ka bërë sot (e mërkurë) një postim në rrjetet sociale, duke sqaruar se si qëndron e vërteta për xhirimet e filmit.

Ky është postimi i aktores (pa ndërhyrje):

“Ne lidhje me xhirimet e filmit ‘Lekura e Krokodilit’ dhe xhirimet me qenin. Pas reagimit tim ndaj akuzave me epitete te renda dhe fyese, me lejoni te shtoj dicka. Pas bisedave te shumta me perfaqesues te organizatave qe merren me mbrojtjen e kafsheve, dua te theksoj qe pavarsisht qe produksioni nuk ka pasur asnje qellim te keq, perkundrazi filmi flet per dashurine mes njeriut dhe kafsheve, e vleresoj qe gabimi i vetem i produksionit e eshte bere eshte perzgjedhja e qenit. Kishte me qene e udhes qe xhirimet te realizohen me ndonje qen qe ka pronar por arsyeja qe eshte perzgjedh ai qenush eshte pikerisht fakti qe gjate 10 diteve paraprake xhirime ne ate teren, ekipi eshte familjarizuar me qenin ku jane kujdesur me shume dashuri per te dhe keshtu ka ardh deri te vendimi qe te xhirohet me te. Pavarsisht kesaj, e vleresoj qe vendimi per te xhiruar me ate qen ka qene i gabuar dhe per kete shpreh keqardhje ndaj gjithe atyre kafsha dashes te vertete qe edhe nga informacioni jo i plote kane reaguar, me te drejte. Produksioni ‘Filmtory’ kerkon falje. Nje nga gjerat me njerezore eshte kerkim falja. Ndersa sa i perket tendences per njollosje individuale, perkatesisht emrit tim, kjo eshte qeshtje tjeter, me kete copez te kesaj ngjarje do te vazhdoj te merrem. Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe qeni eshte shume mire dhe vazhdon te kete po te njejtin raport me pjestaret e ekipit te filmit, te cilet vazhdojne te kujdesen per te dhe ti ofrojne trajtimin qe e meriton. Ju falenderoj per mirëkuptim”, ka shkruar Teuta.

E njëjta kishte replikuar me ndjekësen disa herë në Instagram, duke kaluar deri në ofendime lidhur me situatën në fjalë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori