LAJMI I FUNDIT:

Teuta Krasniqi rrëfen njohjen me Adonisin: Nuk më ngacmoi në fitnes, kjo është arsyeja pse e lash të ushtronte me vajza të tjera

Teuta Krasniqi rrëfen njohjen me Adonisin: Nuk më ngacmoi në fitnes, kjo është arsyeja pse e lash të ushtronte me vajza të tjera
Foto: Prive/YouTube

Aktorja e njohru shqiptare, Teuta Krasniqi, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e përjavshme të emisionit “Prive”.

Ajo ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, ku ndër to ka përmendur periudhën e vitit 2015 ku sapo kishte filluar të njihej me bashkëshortin e saj aktual, Adonis Morinën.

Teuta thotë se Adonisin për herë të parë në jetën e saj, e pa në një sallon bukurie, ku të dy kishin shkuar rastësisht në të njëjtën kohë për të prerë flokët.

Foto: Adonis Berisha/Instagram

Aktorja tha se e kishte pyetur floktarin e saj, Valonin, se “kush është si djalë [Adonisi]”, ndonëse nuk e kishte zakon të pyeste për njerëz dhe duket se që nga aty kanë lindur shkëndijat e para.

Më pas Krasniqi u shpreh se Adonisit ia kishte marrë të dhënat, në mënyrë që do ta telefononte kur të ishte gati për t’ia nisur ushtrimeve në palestër.

“Edhe më pas kemi flluar të ushtrojmë dhe unë hyra në formë si me magji prej ushtrimeve, edhe që tepër shumë i repsktojsha sepse me të vërtetë ka qenë shumë strikt. Edhe gjatë asaj kohe i mbaj mend do momente kur unë isha duke ushtruar, dhe e shikoja veten në monitor [në ndonjë emision], edhe e shihja që ai është duke më parë edhe aty [në monitor] edhe aty [në ushtrimet], por kurrë në jetë asnjë pyetje nuk ma ka bërë edhe sot shumë e çmoj atë profesionalizëm dhe kjo është aryseja pse e kam lënë të ushtroj me vajza të tjera”, ka thënë duke qeshur aktorja.

Foto: Adonis Berisha/Instagram

Teuta u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë martesën e dytë nga zhgënjimi që kishte pësuar nga dështimi i martesës së parë, por që me hyrjen e Adonisit në jetën e saj, gjithçka ndryshoi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori