Terry: Me disa fitore radhazi, Chelsea do të ngjitet shpejt në tabelë
Në derbin e të hënës, Blutë luajtën baras (0-0) ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford dhe kapiteni e ka komentuar lojën.
“Mendoj se dëshira dhe përpjekjet u vërejtën. Intensiteti i lojës ishte ndryshe gjatë gjithë lojës nga formacioni startues. Por, më e rëndësishmja, dua t’u them faleminderit tifozëve”.
“Mendoj se ua kishim borxh atë paraqitje dhe mendoj se dalëngadalë mund të kuptojnë se gjërat po ndryshojnë, dhe me paraqitje të mira do të marrim rezultate”.
“Me disa fitore radhazi mund të ngjitemi shumë shpejt në tabelë”, është shprehur Terry për Chelsea TV. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































