LAJMI I FUNDIT:

Tërë jetën ia kushtuan udhëtimeve nëpër botë, vizituan mbi 950 aeroporte – njihuni me çiftin britanik Alan dhe Agner Forbes

Tërë jetën ia kushtuan udhëtimeve nëpër botë, vizituan mbi 950 aeroporte – njihuni me çiftin britanik Alan dhe Agner Forbes

Shumica e pasagjerëve bëjnë të pamundurën që të shmangin fluturimet indirekte apo paguajnë më shumë që të mos ketë ndalesa nëpër aeroporte, me qëllim që të arrijnë me kohë në destinacion.

Megjithatë një pjesë tjetër janë pro idesë të ndërrimeve të aeroplanëve dhe qëndrimet e gjata nëpër aeroporte, që të kursejnë disa para, transmeton Telegrafi.

Por një çift nga Britania e Madhe po kalojnë shumicën e kohës në mënyrë aktive duke kërkuar aeroportet më të vogla – duke vizituar kështu mbi 1.000 aeroporte.


Alan dhe Agnes Forbes, 44 dhe 62-vjeçe, i përmbahen rreptësisht rregullores së marrjes së një valixheje gjatë udhëtimit, e cila nuk paguhet por futet në pagesën e biletës dhe kështu nuk humbin kohë duke pritur që të dalin valixhet nëpër aeroporte, dhe fokusohen për fluturimin e radhës.

Çifti nga Londra, ia kanë kushtuar jetën udhëtimeve nëpër botë – duke vizituar sa më shumë aeroporte që munden – ku aktualisht kanë kaluar shifrën prej 950 sosh.

Udhëtimi i tyre më i çuditshëm ka ndodhur nga Paqësori, që ata njëherit e konsiderojnë si udhëtimin më të shkurtër komercial në botë.

Alan, ish-operator dhe menaxher i aviokompanive, thotë se nuk ka asgjë të keqe me aeroportet – duke ia “imponuar” këtë mendim partneres Agnes me të cilën është i martuar dhe bënë një jetë të lumtur.

Kur dyshja nuk mund të kalojnë kohën duke udhëtuar nëpër glob, ata kanë një hobi të pazakontë – vizitojnë çdo bar të zinxhirit Ëetherspoon në Britaninë e Madhe.

Ata tashmë kanë vizituar mbi 700 lokale të Wetherspoon dhe synojnë që të vizitojnë që të gjithë – përkatësisht 861. “Të varurit” nga aeroportet, kanë ndarë më opinionin top pesë terminalet që duhet vizituar dhe top pesë tjera që synojnë t’i vizitojnë.

“Kam ruajtur të gjithat biletat që nga viti 1980, kur edhe e takova Agnesin me të cilën vazhdova këtë mision. Kam qenë përreth botës dy herë – duke nisur rrugëtimin në të katër drejtimet dhe shmangur aeroportet e mëdha. Preferojmë aeroportet e vogla, kanë një personalitet më të madh sesa aeroportet e mëdha pasi ju lejojnë të vizitoni vendet që askush deri më tani nuk ka menduar të shkojë, dhe që ju habisin me bukuritë”, tha Alan.

Ai pretendon se aeroporti ndërkombëtar i Rarotongat në Ishujt Cook, është më i fundit të cilin e ka vizituar. E ai që më së shumti i ka lënë përshtypje për shkak të disa detajeve është Queen Tamar në Mestia, Georgia.

Alan ka pranuar se më së shumti ndalesa gjatë një fluturimi i kanë bërë në Norvegji ku patën gjashtë ndalesa dhe vetëm një ndërrim aeroplani. Vetëm brenda 9 ditëve ka vizituar 36 aeroporte.

Agnes ka vizituar deri më sot 442 aeroporte kurse Alan 955, dhe shpresojnë të arrijnë të njëjtën kohë kuotën prej 500/1000 të njëjtën kohë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori