LAJMI I FUNDIT:

Ter Stegen vazhdon shkëlqimin dhe rrugën drejt rekordeve të mëdha këtë sezon

Ter Stegen vazhdon shkëlqimin dhe rrugën drejt rekordeve të mëdha këtë sezon

Fitorja 4-0 e Barcelonës ndaj Elches ishte shumë e këndshme për liderët e La Ligës, të cilët rritën epërsinë e tyre në krye të tabelës në 15 pikë.

Reklama

Robert Lewandowski shënoi dy gola për të prishur serinë prej pesë ndeshjesh pa gol, ndërsa Ansu Fati shënoi një gol të mrekullueshëm individual. Ndërkohë, i riu Aleix Garrido bëri debutimin e tij.

Rezultati u mbyll me një tjetër portë të pastër për Marc-Andre Ter Stegen, i cili siguroi të 20-tën në këtë sezon në La Liga.

Reprezentuesi gjerman ka pranuar vetëm nëntë gola, mesatarisht një në çdo tre ndeshje.

Ter Stegen është në rrugën e duhur për të siguruar trofeun e parë Zamora në karrierën e tij, ndërsa ai do të shpresojë të mposhtë rekordin e Francisco Lianos prej 26 porta të paprekura nga sezoni 1993/94.

Liano pranoi vetëm 18 gola atë sezon, kështu që Ter Stegen do ta mposhtë gjithashtu atë rekord nëse nuk pranon më shumë se tetë gola në 11 ndeshjet e mbetura.

Sipas Mundo Deportivo, portieri gjerman gjithashtu do të shpresojë të kalojë ish-portierin e Chelseat dhe Arsenalit, Petr Cech në sezonet e ardhshme.

Ish-reprezentuesi çek grumbulloi 202 porta të paprekura gjatë kohës së tij në Angli, ndërsa Ter Stegen ka 150 ndeshje pa pranuar gol që kur iu bashkua Barcelonës në vitin 2014.

Ter Stegen do të shpresojë të vazhdojë të luajë në një nivel jashtëzakonisht të lartë për pjesën e mbetur të sezonit, pasi ai kërkon të ndihmojë Barcelonën të sigurojë tre trofetë vendor këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

La Liga
Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

Bundesliga
Lojtari i vetëm që mund ta shpëtojë Pochettinon nga shkarkimi prej Chelseat

Lojtari i vetëm që mund ta shpëtojë Pochettinon nga shkarkimi prej Chelseat

Premier League
Në vitin 2027 nuk do të ketë Ligë të Kampionëve: UEFA ka gati tri gara të reja

Në vitin 2027 nuk do të ketë Ligë të Kampionëve: UEFA ka gati tri gara të reja

Ndërkombëtare
Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Premier League
Kishte shpresuar në ftesë nga Kosova, Edvin Kuç ftohet prej Malit të Zi

Kishte shpresuar në ftesë nga Kosova, Edvin Kuç ftohet prej Malit të Zi

Përfaqësueset
Kalo në kategori