LAJMI I FUNDIT:

Ter Stegen paralajmëron largimin nga Barça

Ter Stegen paralajmëron largimin nga Barça

Marc-Andre ter Stegen ka thënë se mund të jetë i detyruar të largohet nga Barcelona nëse ai nuk luan më shpesh.

Gardiani gjerman vazhdimisht është përdorur në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampionëve, derisa për La Liga Luis Enrique ka preferuar Claudio Bravon.

Ter Stegen në fillim të këtij viti ishte lidhur me një transferim te Liverpooli, por më vonë ka thënë se nuk po i ngutet që të marrë vendim.


Por 23-vjeçari tani ka paralajmëruar se mund të shqyrtojë vendimin për largim nga Camp Nou nëse nuk ndryshon situata e tij te Barça.

“Dua të bëj hapin e ardhshëm dhe të luaj më shumë. Pra situata është e qartë: nëse nuk ndryshon, ne do të flasim”, ka thënë Ter Stegen për TZ-në.

“Në futboll, nganjëherë gjërat ndryshojnë shpejt”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sergio Ramos do t'i bashkohet një ekipi që ende nuk ekziston

Sergio Ramos do t'i bashkohet një ekipi që ende nuk ekziston

Ligat tjera
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
U akuzua se dërgoi vëllain për të luajtur në vend të tij, ish-lojtari i Barcelonës thyen heshtjen

U akuzua se dërgoi vëllain për të luajtur në vend të tij, ish-lojtari i Barcelonës thyen heshtjen

Ndërkombëtare
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenali duhet t'i kishin fituar të gjithë trofetë nëse paratë do të ishin gjëja më e rëndësishme

Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenali duhet t'i kishin fituar të gjithë trofetë nëse paratë do të ishin gjëja më e rëndësishme

Premier League
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Kalo në kategori