LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të hynte i ‘maskuar’ në gjykatë – mediat ia bënë jetën edhe më të vështirë Kurt Zoumas

Tentoi të hynte i ‘maskuar’ në gjykatë – mediat ia bënë jetën edhe më të vështirë Kurt Zoumas

Kurt Zouma është duke u përballur me akuza për shkelmimin e maces së tij në shtëpi.

Ylli i West Hamit muaj më parë kishte shkelmuar një mace në vilën e tij, ndërsa ishte xhiruar nga vëllai i tij.


Nuk ishte një herë, por disa herë që Zouma kishte shkelmuar macen, ndërsa videot rrjedhën në rrjetin Snapchat, pikërisht nga vëllai i tij.

Zouma shqelmoi macen që ia rrëzoi një vazo - kritika të ashpra ndaj mbrojtësit francez
Lexo po ashtu Zouma shqelmoi macen që ia rrëzoi një vazo - kritika të ashpra ndaj mbrojtësit francez

Derisa ka filluar seanca gjyqësore ndaj tij, ai erdhi tërësisht i mbrojtur nga sigurimi i tij, por gjërat eskaluan shpejt.

Mediat nuk lejuan që ai të hynte në seancë i mbuluar me çadra dhe me një mbulesë të zezë në kokë dhe dëshironin t’i bënin fotografi.

Mirëpo, disi sigurimi i tij ia doli ta fute në objekt, derisa u pa i mbuluar me një pëlhurë të zezë. /Telegrafi/