LAJMI I FUNDIT:

Tensioni në Kuvendin e Shqipërisë, PS kërkon përjashtimin e gjashtë deputetëve të opozitës, përfshirë Berishën

Tensioni në Kuvendin e Shqipërisë, PS kërkon përjashtimin e gjashtë deputetëve të opozitës, përfshirë Berishën

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka kërkuar përjashtimin e deputetëve të opozitës, Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi dhe Edi Paloka nga punimet e Kuvendit, për shkak të skenave të dhunës të shënuara në seancën plenare të së hënës.

Në kërkesën e socialistëve drejtuar Kryetares së Kuvendit, theksohet se përjashtimi i Flamur Nokës kërkohet për ndezjen e flakadanëve në sallë, si dhe tentativën për t’i vënë flakën grumbullit të karrigeve.


Kaos dhe tentativë zjarrvënie në Kuvendin e Shqipërisë, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në vendngjarje
Lexo po ashtu Kaos dhe tentativë zjarrvënie në Kuvendin e Shqipërisë, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në vendngjarje

Deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi kërkohen të përjashtohen për shkak se mbajtën në çantë dhe i dhanë flakadanët kolegut Noka.

Sakaq përjashtimit i Bardhit, Berishës dhe Palokës kërkohet nën argumentat se penguan zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke shkaktuar kaos dhe duke fyer kolegët.

Sekretariati i Etikës pritet të mblidhet këtë të mërkurë në orën 16:00 për tu shprehur në lidhje me kërkesën e PS. /Telegrafi/