LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag: Kemi tre myslimanë në ekip, do ta agjërojnë lirisht Ramazanin

Ten Hag: Kemi tre myslimanë në ekip, do ta agjërojnë lirisht Ramazanin
Erik Ten Hag. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Ajax është në garë për tre trofe këtë sezon pasi e kërkon titullin, Kupën, por edhe në Ligën e Kampionëve kanë bërë një hap të madh.

Pasi fituan 1-0 ndaj Tottenhamit në ndeshjen e parë, do të tentojnë të kthimit ta sigurojnë finalen.


Pikërisht për këtë arsye duhen të gjithë futbollistët në 100% të formës.

Të dielën, do të jetë ndeshja e finales së Kupës së Holandës, ndaj Willem II dhe mund të jetë trofeu i parë këtë sezon për “shigjetarët”.

Ajax . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Më pas, në “Johan Cruijff Arena” do të presë Tottenham.

Nëse e kalojnë Tottenham e kanë edhe finalen e Ligës së Kampionëve më 1 qershor.

Në datat 12 dhe 15 maj janë dy ndeshjet e fundit të kampionatit, me Utrecht dhe De Graafschap.

Ramazani nis të dielën dhe tre futbollistë do të agjërojnë te Ajax.  Hakim Ziyech, Noussair Mazraoui dhe Zakaria Labyad janë myslimanët e këtij klubi.

Hakim Ziyech . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Trajneri Ten Hag ka thënë se lojtarët do të agjërojnë pa problem dhe se do të jenë më të fokusuar.

“Respektoj zgjedhjen e lojtarëve të mi! Ata që duan të agjërojnë, le ta bëjnë pa problem. Nuk do të ndikojë te ta kjo. Madje, do të jenë edhe më të fokusuar dhe do të marrim më të mirën e tyre”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori