LAJMI I FUNDIT:

“The Telegraph”: Rusia organizoi komplotin në Mal të Zi

“The Telegraph”: Rusia organizoi komplotin në Mal të Zi

Madje edhe sipas standardeve të intrigës së Ballkanit, konspiracioni që Mirko Velimiroviq e ka zbuluar para policisë malazeze pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, u duk i rrezikshëm, shkruan e përditshmja britanike “The Telegraph”.

Në tre muajt pas puçit të parandaluar, dëshmitë e Velimiroviqit dhe një dëshmitari tjetër, Aleksandar Sindjeliq – të dy puçistë të kthyer në dëshmitarë pro-prokurorisë – e kanë zbuluar planin e konspiracionit.


Velimitovic, ish polic, kishte kërkuar që të fliste me shefin e policisë për t’u rrëfyer rreth komplotit që rrezikonte ta çonte Malin e Zi drejt rrëmujës disa muaj para se t’i bashkohej NATO-s.

Dyzet e pesë vjeçari u kishte thënë zyrtarët se ai ishte punësuar për të blerë armë dhe për ta marrë me qira një vend të fshehtë për një grup kriminal të nacionalistëve serbë, të cilët do të kryenin sulm të përgjakshëm ndaj Parlamentit, transmeton Express.

Tash, burime brenda Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe NATO-s kanë thënë për “The Telegraph” se jo vetëm që komploti i parandaluar duket të ketë qenë i vërtetë, por ishte orkestruar nga zyrtarë të inteligjencës ruse me përkrahjen e Moskës.

Tentim puçi do ta kishte vrarë kryeministrin e atëhershëm pro-Perëndimor, Milo Gjukanoviq, për ta zëvendësuar me një qeveri pro-ruse, pas plot viteve paralajmërime nga Kremlini se Mali i Zi nuk duhet të anëtarësohet në NATO.

Ky tentim puç është duke u parë se njëri prej tentim agresioneve të Rusisë për ta minuar Perëndimin.

Mali i Zi është i vendosur për t’iu bashkuar NATO-s si anëtarja e 29-të.

Por, kjo e ka zemëruar Rusinë. Kremlini e sheh veten të rrethuar nga një NATO që po zgjerohet, si dhe kishte shpresuar se do të siguronte për vete qasje në portin e Adriatikut, Bar.

Me pranimin e Malit të Zi në aleancën ushtarake, anëtarët e NATO-s do të shtrihesh përgjatë veriut të Mesdheut, nga Portugalia te Siria.

Liderët e Rusisë po ashtu nuk shohin ndonjë arsye pse një vend sovjetik që i ndan vlerat e fesë ortodokse do të zgjidhte Perëndimin e jo ata.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori