LAJMI I FUNDIT:

Tejkaloi shpejtësinë, 28 vjeçarit nga Ferizaj i merret patentë shoferi për një vit

Tejkaloi shpejtësinë, 28 vjeçarit nga Ferizaj i merret patentë shoferi për një vit
Foto: Ilustrim

Policia në Ferizaj, sot rreth orës 10:45 në rrugën ‘’Driton Islami ‘’ ka ndaluar shoferin F.M (M/K) i moshës 28 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 108 km/h.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në njoftim.


Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. /Telegrafi/