LAJMI I FUNDIT:

Tejkaloi në vijë të plotë në Viti, kundërvajtësi gjobitet me 150 euro

Tejkaloi në vijë të plotë në Viti, kundërvajtësi gjobitet me 150 euro

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë ka identifikuar një kundërvajtës i cili ka tejkaluar në vijë të plotë si dhe në vendkalim të shënjuar për këmbësorë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:26 në rrugën “Muhamet Muharremi”, në Viti.


“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 22.09.2023 rreth orës 07:26 përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë së qytetit të cilat monitorohen nga Policia e Kosovës ka identifikuar një kundërvajtës i cili në rrugën ‘Muhamet Muharremi’ në qytetin e Vitisë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim të shënjuar për këmbësorë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit thuhet se me këtë veprim kundërvajtësi rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e trafikut rrugor.

“Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori