LAJMI I FUNDIT:

Tech Boost – programi për përgatitjen e bizneseve startup për investime 

Tech Boost – programi për përgatitjen e bizneseve startup për investime 

I financuar nga European Fund for Southeast Europe (EFSE) Entrepreneurship Academy, programi rajonal “Tech Boost” vjen në bashkëpunim me “Startup Wise Guys” – ndër akseleratorët më të fuqishëm në Europe dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) si partner i programit në Republikën e Kosovës.

Procesi i shndërrimit të idesë në biznes të qëndrueshëm, është ndër sfidat më të mëdha të një ndërmarrësi të ri. Programi “Tech Boost” është i dizajnuar të ndërmjetësojë këtë process për themeluesit e kompanive në periudhat e hershme dhe t’i përgatisë ata për investime. Programi në fjalë zbatohet në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe fillon në fund të shtatorit 2020. Aplikimet për bizneset startup nga Kosova, mbyllen më 20 shtator. Për më shumë informata dhe aplikim online, klikoni këtu.


Tech Boost përfshinë programin edukues 8-javor (online), mentorime individuale për ndërmarrësit nga ekspertët e “Startup Wise Guys” si dhe kampin intenziv 3-ditor “Startup Bootcamp” me të gjitha bizneset e përzgjedhura.

Ky program synon të përfshijë themeluesit e bizneseve të reja (dhe në faza të hershme të zhvillimit), të cilët janë të gatshëm të përkushtojnë kohën për përparim të mëtutjeshëm në tregun rajonal dhe atë ndërkombëtar.

ICK ju bënë thirrje bizneseve startup dhe ndërmarrësve të rinj që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të përfitojnë nga përvoja e ekspertëve të përzgjedhur vendor e ndërkombëtar dhe të përgatisin bizneset për investime dhe shtrirje globale.