Të trofeshëm, por ende të papunë

Që të katërtit janë të hapur për oferta serioze dhe pothuajse po rrinë me një këmbë që të marrin drejtimin e ndonjë ekipi elitar. Ende në drejtim të tyre nuk ka ndonjë ofertë shumë serioze që do të mund të t’i bindte që të marrin drejtimin e ndonjë ekipi, por janë shumë të interesuar që të punësohen, raporton SportPlus.
Tovërlani dhe Krasniqi, në fillim të kampionatit kanë mundur të bëhen trajnerë të dy klubeve që e duan titullin, por në momentet e fundit nuk kishin arritur marrëveshje. Ndërkaq, Prekazi ishte trajner i Trepçës ‘89, por dha dorëheqje, ndërkohë njëjtë veproi edhe Munishi që u largua nga Llamkosi.
Trajneri që fitoi gjithçka me Prishtinën para një viti, Afrim Tovërlani nuk është i angazhuar në asnjë skuadër që nga momenti kur u largua nga klubi kryeqytetas, ani pse shumë lehtë ka mundur të bëhet trajner i Besës së Pejës, por në momentet e fundit kishte dështuar akordit me klubin pejan.
Aktualisht, në drejtim të tij nuk ka oferta konkrete ende, por ai ka thënë për gazetën SportPlus se është i hapur vetëm për ofertat nga klubet serioze që e duan titullin e kampionit. /Telegrafi/



















































