LAJMI I FUNDIT:

A do të tentojë Bayerni transferimin e Mbappes, Rummenigge vjen me një përgjigje shumë interesante

A do të tentojë Bayerni transferimin e Mbappes, Rummenigge vjen me një përgjigje shumë interesante

Kylian Mbappe është njëri nga lojtarët më të mirë për momentin në botë.

Sulmuesi francez prej disa vitesh është duke luajtur në nivele të larta dhe duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme.

Së fundmi është përfolur për një interesim të Bayernit për lojtarin, por kjo gjë është hedhur poshtë nga shefi i drejtorëve të kampionëve të Gjermanisë, Karl-Heinz Rummenigge.


Legjenda gjermane ka thënë se e pëlqen shumë lojën e francezit, por nuk do të tentojnë transferimin e tij në Munich.

Rummenigge ka deklaruar se e ka mik të mirë presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe nuk do ta shqetësojë për Mbappen.

“A është i pamundur transferimi i Mbappes në Bayern? Fatkeqësisht po. Unë e dua Mbappen dhe mënyrën e tij se si luan, por ne kurrë nuk do të tentojmë transferimin e tij në Munich”.

“Sido që të jetë, Mbappe është mirë në Paris. Nasser Al-Khelaifi është një mik i mirë i imi dhe unë nuk do ta shqetësojë për këtë çështje”, përfundoi Rummenige.

Bayerni nuk do ta shqetësojë për Mbappen presidentin e parisienëve, por shqetësime ai ka nga skuadrat tjera të mëdha.

Real Madrid, Liverpool e Manchester United janë tri klubet tjera të mëdha që duan transferimin e lojtarit në verën e vitit 2021.

Kontrata aktuale e Mbappes me PSG-në skadon në vitin 2022, ndërsa lojtari ende nuk ka pranuar rinovimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori