LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik, një i vdekur

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik, një i vdekur

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, i cili ka bërë të ditur se në rast janë përfshirë dy persona.


“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përball Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Veseli.

“Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga ekipet mjekësore”.

Ndërsa, personi tjetër që është përfshirë në këtë incident, siç ka bërë të ditur Veseli, është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj e më pas për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka shtuar ai./Telegrafi/