LAJMI I FUNDIT:

Të rriturit në aeroplan që përleshen si fëmijë (Video)

Të rriturit në aeroplan që përleshen si fëmijë (Video)

Në aeroplanin që ishte nisur nga Aeroporti Gatwick i Londrës, për në Malaga të Spanjës, dy të rritur që pretendojnë se janë avokatë, janë përleshur për mbështetësen e dorës.

Pasagjeri e ka akuzuar një grua që e kishte pranë, se ia ka zënë tërë hapësirën e përbashkët, ku mbështetet dora, transmeton Telegrafi.


Udhëtarët kanë mbetur të befasuar me sjelljet e tyre fëmijërore, derisa pjesëtarët e stafit iu kanë shkuar pranë që të gjejnë një zgjidhje për problemin e pazakontë.

“Largojeni këtë grua, është e neveritshme dhe e pasjellshme. Unë kam paguar për këtë ulëse”, dëgjohet duke thënë burri lidhur me rastin.

Në momentin që ajo thotë se i kërkon të drejtat e saj sepse e ka kryer drejtësinë, ai ngritë zërin për të treguar se edhe vet është avokat.

Të pranishmit qeshin dhe tallen me këta njohës së drejtësisë, që janë të pasjellshëm dhe nuk kanë  edukatë. /Telegrafi/