LAJMI I FUNDIT:

Të raportosh nga “syri” i stuhisë (Foto)

Të raportosh nga “syri” i stuhisë (Foto)

Në kushte ekstreme të motit, po ndodh gjithnjë e më shpesh, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, që shikuesit para televizioneve të shohin një reporter në mesin e kushteve të vështira, aq sa të rrezikojnë edhe jetën.

Shikuesit në SHBA u mbërthyen para ekraneve pasditen e së enjtes, duke parë uraganin “Michael” që godiste Floridën, me reporterët që ishin në frontin e parë, duke dhënë informacione për kushtet ekstreme.


Raportimi i stuhive është një nga ngjarjet e rralla të gazetarisë, ku trupi fizik i një gazetari bëhet një mekanizëm informacioni. Në “Weather Channel”, ekipet e reporterëve shtrëngonin fort mikrofonët dhe sforcoheshin të qëndronin në këmbë, ndërsa erërat përplaseshin me ta pranë bregut të detit.

Por, përse e bëjnë gjithë këtë televizionet amerikane në veçanti?

“Ka një argument të fortë që qëndrimi në mesin e një stuhie nuk është diçka e zgjuar për t’u bërë, veçanërisht kur njerëzve u është kërkuar me zë të fortë evakuimi”, thotë Chris Cuomo i CNN.

Pavarësisht kushteve apo stuhisë, reporterët e motit nuk e fshehin krenarinë për trimërinë e treguar dhe angazhimin e tyre për ta sjellë historinë në ekran, ashtu siç duket në terren.

Ka ndodhur që, për këtë të paguhet edhe çmimi, siç ndodhi me reporterët e “Good Morning America”m që u goditën dhe thuajse u mbytën nga një dallgë gjatë uraganit “Sandy” në vitin 2012.

Në maj të këtij viti, dy gazetarë në Karolinën e Veriut humbën jetën, pasi një makinë ra mbi ta, ndërsa po mbulonin kushtet e motit gjatë stuhisë “Alberto”. A ia vlen e gjithë kjo, dhe më e keqja, a është ky një shembull i rrezikshëm për njerëzit që u është kërkuar të evakuohen?

Për shumë gazetarë, kjo është një arritje. Sa më të rrezikshme kushtet, aq më shumë shikues ata tërheqin, aq më shumë rriten edhe mundësitë e tyre për avancim në karrierë. Edhe i famshmi Dan Rather nisi ngjitjen pasi raportoi për një uragan në Houston në vitin 1961. “Ky është superbowl-i ynë”, thonë ata. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori