LAJMI I FUNDIT:

Të pranishmit në Londër shikonin dhe nuk bënin asgjë, derisa një polic po sulmohej nga dy persona

Të pranishmit në Londër shikonin dhe nuk bënin asgjë, derisa një polic po sulmohej nga dy persona

Derisa po përpiqej ta arrestonte një burrë, një polic është sulmuar prej tij dhe një gruaje, që besohej se ishte së bashku me të.

Gjatë kohës sa polici po sulmohej prej dy personave, të pranishmit në atë park në Londër, shikonin dhe nuk bënin asgjë, madje disa prej tyre edhe qeshnin me situatën e vështirë, transmeton Telegrafi.


Megjithëse po ngufatje prej të dyve, polici arriti të ngrihej në këmbë dhe ta mbante sërish për dore të ndalurin, ndërsa kërkonte ndihmë nga njësitet në afërsi.

Identiteti i sulmuesve nuk është bërë i ditur, ndërsa nuk dihet arsyeja pse është ndaluar ai personi, që u bë i dhunshëm derisa po i vendoseshin prangat.

Siguria në Londër po vazhdon të jenë në gjendje të rëndë, ndërsa policia nuk po ia del të qetësojë gjendjen.

Kjo është arsyeja, që autoritetet e sigurisë kanë kërkuar që në polici të rekrutohen mbi 20 mijë punonjës të rinj brenda tri viteve të ardhshme. /Telegrafi/