LAJMI I FUNDIT:

Të paktën tetë të vdekur në koncertin e Travis Scott në Texas

Të paktën tetë të vdekur në koncertin e Travis Scott në Texas

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën pasi turma u rrit përpara skenës ndërsa reperi Travis Scott ishte në skenë në Festivalin Astroworld në Houston të premten mbrëma.

“Kemi shumë të plagosur”, tha shefi i zjarrfikësve të Houston, Sam Pena gjatë një konference për shtyp të shtunën herët në mëngjes.


Me rreth 50 mijë njerëz të pranishëm në ngjarje, Pena e përshkroi si “incident masiv” – duke vënë në dukje se u shkaktua kur turma filloi “të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës” pak pas orës 21:00, raporton cnn.

Kjo shkaktoi panik dhe filloi të shkaktonte disa lëndime, tha ai. “Njerëzit filluan të humbnin ndjenjat dhe kjo krijoi panik shtesë”, tha Pena.

Shkaqet e vdekjes së tetë personave po përcaktohen nga ekspertët mjekësor, tha ai. Pena tha se 17 pacientë u transportuan në spitalet lokale, 11 prej të cilëve kishin arrest kardiak. Ai konfirmoi se një pacient ishte 10 vjeçar.

Më shumë se 300 njerëz u trajtuan në spitalin fushor të ngritur pranë festivalit, tha Pena.

Ata që morën pjesë në koncert ndanë në rrjetet sociale kaosin që u krijua. Personeli mjekësor ishte aq i mbingarkuar me lëndimet saqë disa anëtarë të audiencës u përpoqën të ndihmonin.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i ngjarjes tregoi se Scott ndaloi performancën për të parë në konfuzion se çfarë po ndodhë.

Organizuar nga Scott, festivali i tretë vjetor ishte planifikuar të zhvillohej nga e premtja deri të shtunën, sipas njoftimit në ueb-faqe.

Megjithatë, zyrtarët thanë se nata e dytë e planifikuar do të anulohet. Në festival ishte planifikuar të performonin artistë duke përfshirë SZA, Bad Bunny dhe 21 Savage.

Ndryshe, tre persona u shkelën dhe u shtruan në spital në vitin 2019 ndërsa mijëra nxituan të hynin në festivalin që zhvillohet në qytetin e lindjes së Scott. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori