Vivienne Jolie-Pitt heq dorë nga mbiemri i Brad Pitt, thellohet përçarja familjare

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne Jolie-Pitt, ka paraqitur kërkesë për të hequr mbiemrin e të atit, duke konfirmuar spekulimet se edhe ajo ka marrëdhënie të tensionuara me Brad Pitt.
Ajo i është drejtuar Gjykatës së Lartë në Los Angeles për ta ndryshuar emrin nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie.
Emri Marcheline është një dedikim për gjyshen e saj nga nëna, Marcheline Bertrand, e cila ndërroi jetë në vitin 2007 pas një beteje me kancerin e vezoreve dhe gjirit.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, Vivienne ka deklaruar se vendimin për ndryshimin e mbiemrit e ka marrë për arsye personale.
Një burim i afërt me çështjen tha për Page Six se kjo situatë pasqyron një shkëputje të plotë në marrëdhënien prind-fëmijë.
Ndërkohë, Shiloh, Maddox, Zahara dhe Knox, gjithashtu kanë ndërmarrë hapa për të hequr mbiemrin e babait të tyre.
Pax vazhdon të mbajë kontakte me familjen e Brad Pitt, megjithëse marrëdhëniet me aktorin mbeten të tensionuara.
Ende nuk dihet nëse edhe ai do të kërkojë zyrtarisht heqjen e mbiemrit të të atit. /Telegrafi/












































