LAJMI I FUNDIT:

‘Të padëshirueshëm’ – PSG ka një listë me lojtarë që kërkon t’i largojë urgjentisht këtë verë

‘Të padëshirueshëm’ – PSG ka një listë me lojtarë që kërkon t’i largojë urgjentisht këtë verë

I padëshirueshëm është termi i përdorur nga shtypi francez për të përshkruar ata lojtarë që PSG nuk llogarit në ta.

Sezonin e kaluar, skuadra pariziene përfundoi me 35 lojtarë në skuadër, një anomali që përfundoi duke ndikuar edhe në ecurinë e skuadrës.

Për këtë arsye, si trajneri Christophe Galtier ashtu edhe drejtori Luis Campos tashmë kanë nisur punën për të përgatitur një spastrim, pasi synojnë të formojë një skuadër në të cilën do të ketë vetëm futbollistë me të cilët trajneri i ri i PSG-së llogarit në ta.


Dy nga lojtarët që nuk llogariten për projektin e ri të PSG-së janë Julian Draxler dhe Mauro Icardi.

Ka edhe lojtarë të tjerë që mund të paketojnë valixhet më shpejt se sa mendohet.

Një prej tyre është Thilo Kehrer, i cili u ble për 38 milionë euro nga Schalke.

Abdou Diallo po ashtu është në listë, shkaku i dëmtimeve të vazhdueshme.

Nënshkrimi i mundshëm i Milan Skriniar do të bënte që dyshja të mos udhëtojnë as në turin që PSG do të zhvillojë në Japoni mes datave 17 dhe 25 korrik.

Rasti i Layvin Kurzawa, është edhe më kompleks, pasi ai në asnjë rast nuk pranon të largohet nga klubi. Në fakt për momentin nuk ka asnjë skuadër që ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e tij.

Shtimi i Vitinhas për 40 milionë euro e bën mesfushën një nga pozicionet më të mbushura te PSG.

Wijnaldum, Ander Herrera apo edhe Leandro Paredes janë disa nga lojtarët që mund të largohen nga klubi gjatë verës.

Në pritje të Renato Sanches (Lille), i cili tashmë ka informuar Luis Campos për dëshirën e tij për të nënshkruar me kampionin aktual të Ligue 1, klubi shpreson të kryej disa shitje në javët e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori