Jude Bellingham është një nga mesfushorët më të vlerësuar në botë.

Reklama

Me vetëm 19 vite mbi supe anglezi ka arritur që falë formës së jashtëzakonshme të ngritë çmimin e tij në 100 milionë euro.

Bellingham iu bashkua Dortmundit në verën e vitit 2020 nga Birmingham City për 25 milionë euro, derisa largimi i tij nga Signal Iduna Park pritet të ndodhë në janar ose në verë.

Skuadrat më të mëdha evropiane si Chelsea, Liverpool, Man Utd, Man City e Real Madrid janë vënë pas yllit anglez dhe janë gati të shpenzojnë milionë euro për transferimin e tij.

Largimi i tij nga Dortmund duket mëse i sigurt, por mbetet të shihet nëse do të bëhet menjëherë në janar apo do të pritet fundi i sezonit.

Reklama
Reklama

Hans-Joachim Watzke, CEO i Borussias së Dortmundit, ka zbuluar se do të zhvillojnë bisedime me mesfushorin dhe familjen e tij pas përfundimit të Kupës së Botës.

“Mendoj se sapo të përfundojë Kupa e Botës do të kemi një diskutim të përgjithshëm për atë që ai dëshiron vërtet. Me të, me prindërit e tij, me të cilët kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë. Dhe, sigurisht, me këshilltarin e tij,” tha Watzke për Bild.

Te Dortmund janë gati të heqin dorë nga Bellingham, por që nga largimi i tij duan të fitojnë mbi 100 milionë euro.

19-vjeçari ka zhvilluar 22 ndeshje këtë edicion ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/