LAJMI I FUNDIT:

Te Ballkani të lumtur që dy futbollistë janë ftuar te Përfaqësuesja e Kosovës, Nexhipi: Vlerësim i punës së madhe që po bëhet

Te Ballkani të lumtur që dy futbollistë janë ftuar te Përfaqësuesja e Kosovës, Nexhipi: Vlerësim i punës së madhe që po bëhet

Ballkani është skuadra e parë në histori të futbollit kosovar që ka arritur në grupe të një gare të madhe evropiane.

Suharekasit kanë arritur të futen në grupet e Ligës së Konferencës, ku tanimë kanë zhvilluar ndeshjen e parë në Prishtinë duke ndalur kampionin rumun CFR Cluj në barazim 1-1.


Kampioni në fuqi ka në radhët e veta disa futbollist të rinj shumë të talentuar që kanë shfaqur potencialin e tyre si në kampionatin vendor ashtu edhe në garat evropiane.

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova dhe mesfushori i talentuar Lindon Emërllahu janë ftuar nga Përfaqësuesja A e Kosovës për dy ndeshjet e muajit shtator, që Dardanët i zhvillojnë ndaj Irlandës në udhëtim dhe Qipros në shtëpi.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi që ka folur për Telegrafin.

“Mund të konfirmoj se ftesat kanë ardhur në klub për dy lojtarët tanë, Lumbardh Dellovën dhe Lindon Emërllahun për ndeshjet e muajit shtator nga Përfaqësuesja A e Kosovës”, tha fillimisht Nexhipi për Telegrafin, teksa thotë se si klub janë shumë të lumtur që futbollistët e tyre janë ftuar në Përfaqësuesen A.

Lindon Emërllahu

“Jemi të lumtur për fatktin se është vlerësuar puna e madhe që është bërë nga djemtë si në ndeshjet e kampionatit ashtu edhe në garat evropiane”.

“Vet ftesa nga Përfaqësuesja A do të thotë se ata e kanë merituar dhe jemi të lumtur që po vlerësohet edhe kampionati i Kosovës”, deklaroi Nexhipi.

Lumbardh Dellova

Përpos Dellovës e Emërllahut te Ballkani kanë shkëlqyer edhe futbollistë të tjerë si Armend Thaqi, Meriton Korenica, Albion Rrahmani apo Ermal Krasniqi.

“Ne jemi të lumtur që dy futbollistë tanë janë ftuar, normalisht do të donim që të ftohej edhe ndonjë tjetër, por edhe me dy futbollistë të ftuar do të thotë shumë pasi më parë nuk ka ndodhur që të ftohen shpesh futbollistët nga kampionati vendor”.

“Ndoshta edhe Armend Thaqi do ta meritonte ftesën, por kjo është dëshirë personale, pasi trajneri Giresse është ai që vendos për ftesat”, u shpreh Nexhipi.

Ballkani e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Albi Mall Superligë, ku në tri ndeshjet e zhvilluara ka marrë tri fitore me rezultat identik 1-0.

Të dielën në Drenas suharekasit presin Dritën në një ndeshje derbi, por që kjo sfidë do të jetë e treta brenda shtatë ditëve për kampionin kosovar pasi të dielën e kaluar u përballen me Prishtinën dhe të enjten me CFR Cluj.

“Vërtetë është shumë të zhvillohen tri ndeshja brenda shtatë ditëve dhe atë super ndeshje. Të dielën presim Dritën në një sfidë derbi ku natyrisht kërkojmë maksimumin edhe pse për futbollistët do të jetë shumë e vështirë pasi kanë shpenzuar shumë energji”.

UEFA shkruan për suksesin e Ballkanit në debutim në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu UEFA shkruan për suksesin e Ballkanit në debutim në Ligën e Konferencës

“Ne kemi shumë futbollistë në radhët tona dhe besoj se kushdo që do të luaj do të paraqitet mjaftë mirë”, vazhdoi tutje Nexhipi.

Për fund Nexhipi tregoi se për duelin ndaj Dritës kanë dy mungesa të mëdha, ajo e kapitenit Edvin Kuc dhe Qëndrim Zybas që u lëndua të enjten mbrëma.

“Kapiteni Kuc nuk do të luaj shkaku i lëndimit, por edhe Zyba është i lënduar dhe nuk e di nëse do t’ia del të rikuperohet”, u shpreh Nexhipi për Telegrafin.

Ballkani ka zhvilluar vetëm tri ndeshje, derisa i ka dy takime të tjera pa zhvilluar ndaj Malishevës dhe Trepçës ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori