LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift i dërgon një shkrim një infermiereje, për të vlerësuar punën e saj gjatë pandemisë COVID-19

Taylor Swift i dërgon një shkrim një infermiereje, për të vlerësuar punën e saj gjatë pandemisë COVID-19
Taylor Swift (Foto nga Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, ka dërguar një shkrim për një infermiere e cila ka bërë punë të guximshme gjatë pandemisë COVID-19.

Whitney Hilton është një fanse e këngëtares, e cila pati fatin nga të gjithë adhuruesit e saj, të merrte një shkrim vlerësues nga ajo, shkruan DailyMail.


Hilton, e cila punon në Ogden, në spitalin McKay- Dee të Utah- së, doli në rrjetet sociale ditën e djeshme (e diel) për të falenderuar mirësinë e fitueses së çmimit Grammy.

“Dua të falënderoj publikusht Taylor Swift për dërgimin e kësaj kutie për ditëlindjen time të 30- të” ka shkruar ajo në Twitter.

“Kjo është dita më e mirë e jetës sime”, shkroi tutje ajo.

Në shënimin e saj, Swift, tregoi vlerësimin e saj për përpjekjet e infermieres Hilton dhe bashkëmoshatarëve të saj në vendosjen e shëndetit të të tjerëve përpara shëndetit të saj, pasi bota lufton virusin vdekjeprurës.

“Doja t’iu dërgoja disa dhurata dhe t’iu njoftoja se jam shumë mirënjohëse për ju. Unë nuk mund të ju falënderoj sa keni rrezikuar jetën tuaj për të ndihmuar njerëzit dhe për përhapjen e mesazhit me zë të lartë që njerëzit duhet të dëgjojnë për të marrë seriozisht urdhërat”.

Që nga e diela, vdekja totale për COVID-19 arriti në 61.868 njerëz në Sh.B.A, me 1.152.006 diagnoza totale pozitive. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori