LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Miqësia me SHBA-të është e shenjtë, do të punojmë me ta për një Maqedoni të integruar në BE dhe larg ndikimit rus

Taravari: Miqësia me SHBA-të është e shenjtë, do të punojmë me ta për një Maqedoni të integruar në BE dhe larg ndikimit rus

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari sot mbajti tubimin e fundit në Shkup në sheshin “Skënderbeu”.

Në fjalimin e tij, kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari theksoi se në tubimin e fundit në Shkup, vjen pas shumë takimeve dhe tubimeve anembanë vendit duke përfshirë edhe diasporën dhe se kanë dëgjuar nga afër problemet e qytetarëve me të cilat ballafaqohen tash e 22 vite.


“Po vijmë këtu pas shumë tubimeve dhe takimeve anembanë qyteteve dhe fshatrave të tjera të vendit, ku kemi parë dhe kemi prekur problemet e përditshme të njerëzve tanë. Varfëria dhe mungesa e punës, problemet në klinikat dhe spitalet, mungesa e investimeve dhe subvencioneve, këto janë fatkeqësisht realiteti i popullit tonë pas 22 viteve me qeveri të papërgjegjshme dhe të korruptuar. Po vijmë këtu, edhe pas tubimeve masive në diasporë, ku morëm mbështetje nga ata që ndihmojnë çdo ndryshim pozitiv, nga vëllezërit dhe motrat tona në mërgatë”.

“Po vijmë këtu pas takimeve me Albin Kurtin dhe me shumë miq e vëllezër nga Kosova, të cilët maksimalisht po e përkrahin fitoren tonë. Shumë e madhe është nevoja për ndryshim. Jemi të vetëdijshëm se çfarë detyre na pret. Detyrë sa e rëndë aq edhe fisnike, prandaj dhe u bëmë bashkë që të gjithë si një aleancë, me një lëvizje të përbashkët, ta japim besën, e nën numrin 6 të ofrojmë një alternativë që vlen”, u shpreh Taravari.

Taravari u shpreh se është për një Maqedoni të Veriut e anëtarësuar në Bashkimin Evropian, me miqësi të përhershme me SHBA-të dhe se të veprimet e koalicionit VLEN do të jenë në përputhje të plotë me interesin strategjik të SHBA-ve.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori