LAJMI I FUNDIT:

Tani Real Madridi ka një synim të ri për sulmin, gati të paguajë shifër të çmendur për Rafael Leaon

Tani Real Madridi ka një synim të ri për sulmin, gati të paguajë shifër të çmendur për Rafael Leaon

Mediat italiane shkruajnë se Real Madridi do të bëjë gjithçka për ta marr sulmuesin anësor të Milanit, Rafael Leaon.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Real Madridi është i gatshëm të paguajë deri në 120 milionë euro për të nënshkruar Leaon.


Në anën tjetër klauzola e portugezit me skuadrën italiane është 150 milionë euro dhe Milani nuk dëshiron ta shesë portugezin me të cilin shpreson të vazhdojë kontratën deri në vitin 2026.

Leao, i cili ka lindur në Almada të Portugalisë, këtë qershor do të mbush 23 vjeç.

Ai është një sulmues dhe mund të luajë në qendër por edhe si anësor, ku ka luajtur më shumë këtë sezon me Milanin.

Ai e nisi te Sporting para se të luante te Lille dhe në vitin 2019 nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare me Milanin.

Portugezi ka qenë një lojtar kyç në udhëheqjen e Milanit për të fituar Scudetton. Sulmuesi ka luajtur 3200 minuta në 42 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 12 asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori