LAJMI I FUNDIT:

Talenti i Barcës i bashkohet Bayernit

Talenti i Barcës i bashkohet Bayernit

Lojtari i La Masia, Mateu Morey, është talenti i radhës që largohet nga Barcelona.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai i është bashkuar Bayern Munichut për tre milionë euro.


RAC1 ka raportuar të mërkurën se 17-vjeçari do të ndjekë rrugën e Jordi Mboulas dhe Eric Garcias, të cilët shkuan te Monaco dhe Manchester City, respektivisht.

Mbrojtësi i ri ka lënë përshtypje në Kampionatin Evropian U-17 dhe bavarezët e kanë fituar garën për nënshkrimin e tij.

Morey arriti te Barca në vitin 2015, pasi e kishte filluar karrierën si fëmijë te Real Mallorca.

Katalunasit nuk mundën ta mbanin, pasi Bayerni e ka aktivizuar klauzolën për prishjen e kontratës së tij. /Telegrafi/