Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Gucati dhe Haradinaj janë shpallur fajtorë për publikimin e dokumenteve të Speciales.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, dhe dënim me gjobë prej 100 eurove. Në dënim do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga shtatori i vitit 2020.

Djali i Hysni Gucatit, Musliu, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit ka treguar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit për reagimin e Gucatit e Haradinajt pas vendit.

“Kam pasur komunikim me prindin dhe zotin Haradinaj pas vendimit të gjykatës. Jam takuar me ata në dhomat e paraburgimit dhe njëjtë siç kanë buzëqeshur kur është shpallë vendimi ishin edhe në qendrën e paraburgimit. Ata janë optimist se në shkallën e  Apelit do të anulohet apo zbutet vendimi”.

Megjithatë djali i Hysni Gucatit thotë se dy ish-drejtuesit e OVL UÇK-së nuk janë befasuar nga vendimi.

Gucati e Haradinaj shpallen fajtor nga Specialja, dënohen me nga 4 vjet e gjysmë burgim Gucati e Haradinaj shpallen fajtor nga Specialja, dënohen me nga 4 vjet e gjysmë burgim

“Nga ajo çfarë kam biseduar më të dytë, ata kanë pritur një vendim të tillë edhe për shkak të stërzgjatjes së procesit dhe duke parë qasjen e gjykatës dhe hapësirën që ka pasur Prokuroria për të vepruar kundër tyre”.

Ai thotë se dy ish-drejtuesit e OVL UÇK-së janë mirë por sipas tij gjendjen po ua rëndon pamundësia për t’u takuar me familjarët./Telegrafi/