LAJMI I FUNDIT:

Pas kërcënimit për dalje nga institucionet e Kosovës, sot takohen katër kryetarët e komunave veriore

Pas kërcënimit për dalje nga institucionet e Kosovës, sot takohen katër kryetarët e komunave veriore

Lista Serbe të hënën sërish kishte kërcënuar se do të largohet nga institucionet e Kosovës nëse “nuk arrihet një zgjidhje kompromisi për targat dhe dokumentin e hyrje-daljes të Kosovës”.

Dhe për këtë sot rreth orës 12:00 në një seancë të përbashkët pritet të takohen katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, veriut të Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.


Siç merr vesh Telegrafi, në këtë takim pritet të diskutohet për temat aktuale, çështjen e targave dhe letërnjoftimeve si dhe për takimin e 18 gushtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, në Bruksel.

Lista Serbe edhe me një kërcënim për dalje nga institucionet e Kosovës
Lexo po ashtu Lista Serbe edhe me një kërcënim për dalje nga institucionet e Kosovës

Po ashtu bëhet e ditur se në këtë takim prezent do të jenë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga Lista Serbe.

“Është takim i përbashkët i katër kuvendeve komunale. Tema është situata aktuale”, i ka thënë një burim Telegrafit.

Ndërkaq, ky takim pritet të mbahet në Komunën e Zveçanit.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 29 qershor ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Për shkak të tensionimit të situatës zbatimi i vendimit është shtyrë për 1 shtator. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori