LAJMI I FUNDIT:

Takimi me Trump në Romë mund të jetë historik, thotë Zelensky

Takimi me Trump në Romë mund të jetë historik, thotë Zelensky

Takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Romë ka potencialin të bëhet historik nëse arrihen rezultate të përbashkëta.

Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.

“Takim i mirë. Diskutuam shumë ballë për ballë. Shpresojmë për rezultate për gjithçka që trajtuam. Mbrojtja e jetës së popullit tonë. Armëpushim i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër”, ka thënë Zelensky.


“Takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”, shtoi Zelensky, duke shprehur mirënjohje ndaj udhëheqësit të SHBA-së.

Presidenti Volodymyr Zelensky, Zonja e Parë Olena Zelenska dhe delegacioni ukrainas mbërritën në Romë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut.

Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Trump pati një “diskutim shumë produktiv” me Zelenskyn përpara funeralit të Papa Françeskut.

Ndërkohë, Sekretari i shtypit i Zelenskyt, Sergii Nykyforov, tha se Zelensky dhe Trump kishin rënë dakord të vazhdonin bisedimet e tyre sot.

Disa fotografi të publikuara treguan se ata u takuan kokë më kokë brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, të ulur përballë njëri-tjetrit, rreth 60 cm larg njëri-tjetrit, ndërsa përkuleshin përpara për të folur në një sallë të madhe mermeri.

Imazhe të tjera të publikuara treguan se Sir Keir Starmer i Britanisë dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin të pranishëm për një pjesë të bisedimeve, të cilat u përshkruan si “pozitive” nga presidenca franceze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Evropa
Biden diagnostikohet me 'formë agresive' të kancerit të prostatës

Biden diagnostikohet me 'formë agresive' të kancerit të prostatës

Amerika
Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Evropa
Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Evropa
Presidenti finlandez thotë se Trump po e humb durimin me Rusinë

Presidenti finlandez thotë se Trump po e humb durimin me Rusinë

Evropa
“Aeroplani fluturoi 10 minuta pa pilot” – zbulohen detaje të një raporti rreth një fluturimi të Lufthansa-s, në shkurt të vitit të kaluar

“Aeroplani fluturoi 10 minuta pa pilot” – zbulohen detaje të një raporti rreth një fluturimi të Lufthansa-s, në shkurt të vitit të kaluar

Botë
Kalo në kategori