LAJMI I FUNDIT:

Takimi i lojtarëve të Liverpoolit me ata të Tottenhamit pas finales së Madridit

Takimi i lojtarëve të Liverpoolit me ata të Tottenhamit pas finales së Madridit
(Foto: Screenshot/Anfield HQ/Twitter)

Jordan Henderson dhe Trent Alexander-Arnold janë dy lojtarët e vetëm të Liverpoolit që janë përzgjedhur nga trajneri Gareth Southgate për ndeshjet finale të Ligës së Kombeve.

Dyshja e Redsave i janë bashkuar pjesës tjetër të skuadrës pas triumfit të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve dhe festës së madhe në Madrid dhe në Liverpul.


Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Ata dukeshin të disponuar kur u takuan me lojtarët e kombëtares, si Ben Chilwell, por duhej të ishin më të respektueshëm dhe më të përulur kur u takuan me dyshen e Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe Eric Dier.

Kane, i cili zhgënjeu në finale në Wanda Metropolitano, nuk dukej komod në këtë takim, mirëpo arriti të nxirrte një buzëqeshje gjatë përshëndetjes me lojtarët e ekipit kundërshtar.

Anglia luan kundër Holandës të enjten dhe në rast të fitores do të ndeshet në finale me fituesin e duelit ndërmjet Portugalisë dhe Zvicrës që zhvillohet sot (e mërkurë). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori