LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Kurtit dhe Vuçiqit me shefin e NATO-s, Demhasaj: Temë diskutimi, ngjarjet e fundit në veri dhe siguria në rajon

Takimi i Kurtit dhe Vuçiqit me shefin e NATO-s, Demhasaj: Temë diskutimi, ngjarjet e fundit në veri dhe siguria në rajon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do t’i takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 17 gusht, një ditë para takimit të dy liderëve në Bruksel.

Ky takim i cili do të zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme sipas njohësit të zhvillimeve politike, Arton Demhasaj ka për qëllim të diskutohen ngjarjet e fundit në veri të vendit dhe siguria në rajon.

“Fjalori i ditëve të fundit i Vuçiqit dhe Kurtit për rrezikun që mund të ketë luftë në mes të dy vendeve, çështja e gjuajtjes me armë në drejtim të policëve në veri dhe afrimi i afatit për zbatim të reciprocitetit janë arsye për ftesa, për takime me sekretarin e NATO-s”, ka thënë Demhasaj për Telegrafin.

Një ditë para takimit në Bruksel, shefi i NATO-s do të takojë Kurtin dhe Vuçiqin
Lexo po ashtu Një ditë para takimit në Bruksel, shefi i NATO-s do të takojë Kurtin dhe Vuçiqin

Ndryshe, sipas njoftimit të NATO-s lidhur me këto dy takime do të ketë edhe dy konferenca të ndara, një në orën 15:30 me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe tjetra në orën 17:00 me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, kryeministri i vendit Albin Kurti të hënën e kësaj jave në një intervistë dhënë për të përditshmen italiane “La Repubblica” foli për rrezikun që mund t’i shfaqet Kosovës nga Serbia, si dhe për protestat  në veri, të cilat sipas tij, nuk ishin spontane, por të organizuara nga Beogradi me mbështetje të Rusisë.

Kujtojmë që më 18 gusht pritet të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas tensionimit të situatës në veri për shkak të vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Çfarë ndodhi më 31 korrik dhe pse u vendosën barrikadat?

E diela e 31 korrikut u karakterizua me tensione të shumta në veri të vendit, shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Ky vendim i cili do të niste së zbatuari të hënën më 1 gusht, bëri që shumë serb lokal në veri të vendit, të dielën pasdite të vendosin barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Përveç barrikadave në veri pati edhe të shtëna me armë zjarri të cilat u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, e disa qytetarë edhe u maltretuan në kufi.

Pas këtyre veprimeve dhe takimin me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura.

Zbatimi i këtyre vendimeve është shtyrë për 1 shtator. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori