LAJMI I FUNDIT:

Tahirsylaj tregon se a do të preket Kosova nga stuhitë e fuqishme të rajonit

Tahirsylaj tregon se a do të preket Kosova nga stuhitë e fuqishme të rajonit

Stuhi të fuqishme kanë goditur rajonin duke shkaktuar vdekje të njerëzve e shumë dëme të mëdha materiale.

Këto dëme kryesisht kanë ndodhur në Greqi, Shqipëri, Mal të Zi dhe Itali.

Por Kosova nuk do të preket nga këto stuhi të fuqishme që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve. Kështu tha për Telegrafin eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, duke shtuar se klima e Kosovës është ndryshe nga klima mesdhetare.

Edhe Shqipëria goditet nga stuhi të fuqishme
Lexo po ashtu Edhe Shqipëria goditet nga stuhi të fuqishme

“Jo në rajon është tjetër klimë, mesdhetare dhe faktikisht në fusha të ulta të shtypjes barike nuk vjen”, ka thënë Tahirsylaj.

Eksperti i meteorologjisë, tregoi se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira, ndërkaq deri ditën e diel nuk do të ketë të reshura atmosferike.

Sipas tij, nga java e ardhshme priten të reshura atmosferike, mirëpo nuk janë intensive ashtu siç ishin gjatë kësaj jave.

“Sot do të jetë mot i mirë me diell me vranësira. Deri të dielën nuk ka reshje atmosferike. Nga java e ardhshme priten reshje atmosferike por nuk janë intensive siç ishin këtë javë”, ka thënë për Telegrafin, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori