LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të vdekur dhe 120 të plagosur nga moti i keq në Greqi

Gjashtë të vdekur dhe 120 të plagosur nga moti i keq në Greqi

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur pas një stuhie të fuqishme që ka prekur zonën turistike të Halkidhikisë rreth 80 kilometra në lindje të Selanikut.

Pas një vale të motit të nxehtë me temperatura që shkuan mbi 38 gradë, në disa zona të Greqisë qendrore dhe asaj lindore moti është përkeqësuar dhe janë regjistruar fenomene të tejskajshme të motit.

Mbi 5 mijë vetëtima janë regjistruar brenda gjysmë ore në Sithoni të Halkidhikisë, ndërsa stuhia është shoqëruar edhe me reshje të rrëmbyera shiu.

Midis viktimave janë dy fëmijë, një prej tyre vetëm 8 vjeç nga Rumania, i cili ka humbur jetën kur është shembur nga era e fuqishme çatia e një restoranti që ka zënë nën vete dhe ka plagosur për vdekje edhe një 54 vjeçare.

Gjithashtu një çift i moshuar nga Çekia kanë humbur jetën brenda një automjeti kur ai është rrëmbyer nga era.

Të paktën 120 vetë janë dërguar në spitalin e zonës dhe disa prej tyre janë dërguar në Selanik pasi kanë pasur plagë të rënda, ndërsa në zonë kanë operuar mbi 150 zjarrfikës dhe nëpunës të bashkive me 50 mjete.

Pasi në disa bashki ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm prej orës gjashtë të mëngjesit zona e Halkidhikisë e mbushur në këto ditë me mijëra turistë të huaj është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme ndërsa ka mbërritur për të inspektuar situatën vetë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit.

Ndërkohë fenomene të tejskajshme të motit janë regjistruar edhe në Korfuz, si dhe në Rodopi, në kufi me Turqinë. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori