LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Shteti i Serbisë është direkt i përfshirë në sulmin terrorist, duhet hetim ndëkombëtar

Tahiri: Shteti i Serbisë është direkt i përfshirë në sulmin terrorist, duhet hetim ndëkombëtar

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ripërsëritur kërkesën për hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Tahiri ka thënë se shteti i Serbisë është drejpërdrejt i përfshirë në këto sulme të armatosura.


“Deklarata e sotme e Radojçiçit se ai ishte në krye të grupit të armatosur që bëri sulmin terrorist në veri të Kosovës, vërteton se shtetit Serb ishte pjesë e një skenari mirë të përgatitur në nivelet më të larta të Serbisë e të mbështetur nga Rusia. Po ashtu, shpallja ditë zie në Serbi për kriminelët që vranë dhe plagosën policë të Kosovës, është një tjetër dëshmi se shteti i Serbisë është drejpërdrejt i përfshirë në këto sulme të armatosura”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se për të dalë në pah e vërteta, duhet domosdo hetim ndërkombëtar.

“Një hetim ndërkombëtar është i domosdoshëm për të dalë kjo e vërtetë në pah”, ka përfunduar Tahiri në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori