LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

Tahiri: Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një deklarate për media, bëri të ditur për kompletimin dhe dërgimin e dosjes për fletë rreshtimin ndërkombëtar për Milan Radojçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviq.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:


Në angazhimin tim për të sjell para drejtësisë vrasësit e politikanit kosovar të nacionalitetit serb, Oliver Ivanoviq, sot kemi marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe e kemi proceduar tutje Fletë Rreshtimin Ndërkombëtar për të dyshuarin kryesor Milan Radojçiq.

Pavarësisht pengesave në hetime që janë shkaktuar nga pushteti në Serbi, si institucione përgjegjëse që sigurojnë rendin dhe ligjin, ne nuk jemi zmbrapsur dhe kemi qenë të pa kompromis në ndjekjen e të dyshuarve, që të njëjtit të sillen para drejtësisë.

Fletë Rreshtimi është hap konkret që do të ndihmojë në zbardhjen e rastit në tërësi, dhe do të bëjë të ditur edhe motivet si dhe urdhërdhënësit e kësaj vepre penale.

Për më shumë, ky Fletë Rreshtim është dëshmi se sistemi i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës është një sistem i qëndrueshëm në të cilin mund të besojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ashtu siç kemi premtuar, Republika e Kosovës dhe të gjitha institucionet e saj nuk do të ndalen deri në zbardhjen e rastit të vrasjes së qytetarit dhe politikanit kosovar Oliver Ivanoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori