LAJMI I FUNDIT:

Tahir Batatina rithekson se Llapi është penalizuar shumë në këtë edicion

Tahir Batatina rithekson se Llapi është penalizuar shumë në këtë edicion
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Llapi e ka mposhtur 1-0 Flamurtarin në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Tahir Batatina është shprehur mjaftë i lumtur me këtë fitore, por ka ritheksuar se skuadra e tij është penalizuar shumë gjatë këtij sezoni.


“Llapi ka qenë çdo herë i qetë duke mos i dëgjuar analistët për këtë gjë. Skuadrën time e kanë penalizuar shumë gjëra, por të ardhmen do të shohim ku ka qenë gabimet që kjo skuadër nuk ka qenë në Evropë për tri vite”.

Llapi fiton me shumë vështirësi ndaj Flamurtarit
Lexo po ashtu Llapi fiton me shumë vështirësi ndaj Flamurtarit

“Sot ndaj Flamurtarit e kemi dominuar lojën, ku nuk dua të ceki disa vendime të gjyqtarëve, por më gëzojnë golat e futbollistëve që unë po iu besojë minuta”, përfundoi Batatina.

Llapi është në pozitën e gjashtë me 42 pikë, ndërsa kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar. /Telegrafi/