LAJMI I FUNDIT:

Szczesny refuzon të luajë ndaj Rusisë

Szczesny refuzon të luajë ndaj Rusisë

Wojciech Szczesny ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar refuzimin e tij për të luajtur kundër Rusisë në play-off-in e ardhshëm të Kupës së Botës 2022.

Kombëtarja polake njoftoi këtë mëngjes se nuk kishte plan të luante kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Vendimi është mbështetur nga lojtarët, me yje si Robert Leëandoëski dhe tani Szczesny që kanë dalë në mbështetje.

Bisedimet tani janë duke vazhduar me Suedinë dhe Republikën Çeke, dy skuadrat e tjera të përfshira në atë grup të play-off-it të Kupës së Botës. Përditësimet lidhur me këtë situatë priten në ditët në vijim.

Veprim për t'u përshëndetur: Polonia rrezikon vendin në Kupën e Botës - por nuk pranon të luajë ndaj Rusisë
Lexo po ashtu Veprim për t'u përshëndetur: Polonia rrezikon vendin në Kupën e Botës - por nuk pranon të luajë ndaj Rusisë

Szczesny lëshoi ​​një deklaratë në faqen e tij në Instagram duke mbështetur vendimin e marrë nga federata polake, duke komentuar lidhjet e tij personale me Ukrainën dhe pakënaqësinë e tij për idenë për të luajtur me Rusinë. 31-vjeçari ka bërë 62 paraqitje për Poloninë, duke marrë pjesë në tre kampionate evropiane dhe një botëror.

Më poshtë është deklarata e plotë e Szczesny:

Gruaja ime ka lindur në Ukrainë, ka gjak ukrainas që rrjedh nëpër venat e djalit tim, një pjesë e familjes sonë është ende në Ukrainë, shumë nga punëtorët e mi janë ukrainas dhe të gjithë janë njerëz të mrekullueshëm.

Pushtimi rus i Ukrainës: Si është ndikuar futbolli evropian nga konflikti ushtarak
Lexo po ashtu Pushtimi rus i Ukrainës: Si është ndikuar futbolli evropian nga konflikti ushtarak

Duke parë vuajtjet në fytyrat e tyre dhe frikën për vendin e tyre më bën të kuptoj se nuk mund të qëndroj pa lëvizur dhe të pretendoj se asgjë nuk ka ndodhur.

Në momentin që Putin vendosi të pushtonte Ukrainën, ai i shpalli luftë jo vetëm Ukrainës, por edhe të gjitha vlerave që Evropa përfaqëson. Liri, Pavarësi por mbi të gjitha Paqe.

Më 26 mars ne duhej të luanim kundër Rusisë në një ndeshje play-off për Kupën e Botës 2022 në Katar. Dhe megjithëse zemra më thyhet gjatë shkrimit të kësaj, ndërgjegjja ime nuk më lë të luaj.

Vjen reagimi i Rusisë pasi që UEFA zhvendosi finalen e Ligës së Kampionëve në Francë
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Rusisë pasi që UEFA zhvendosi finalen e Ligës së Kampionëve në Francë

Të përfaqësosh vendin tënd është nderi më i madh në karrierën e futbollistëve, por është ende një zgjedhje. Unë refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat dhe parimet e Rusisë!

Refuzoj të qëndroj në fushë, duke veshur ngjyrat e vendit tim dhe të dëgjoj himnin kombëtar të Rusisë! Unë refuzoj të marr pjesë në një sport edhe që legjitimon veprimet e qeverisë ruse.

E di që ndikimi im mund të jetë vetëm simbolik, por i bëj thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që të ndërmarrin veprime dhe të mbajnë përgjegjës Federatën Ruse për veprimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori