LAJMI I FUNDIT:

Sulmojnë policinë, arrestohen dy vëllezër

Sulmojnë policinë, arrestohen dy vëllezër

Dy vëllezër janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët ishin duke u marrë me një rast dhune në familje, ku ishin të involvuar ata dy persona.

Njëri nga të dyshuarit me një thikë ka tentuar që ta godasë zyrtarin policor, por është parandaluar nga familjarët e tij.


Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.