LAJMI I FUNDIT:

Sulmi seksual ndaj një gruaje në Prishtinë – arrestohen dy të dyshuarit

Sulmi seksual ndaj një gruaje në Prishtinë – arrestohen dy të dyshuarit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi këtë të martë se ka arrestuar dy personat e dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje në Prishtinë.

Sipas policisë, të dyshuarit për këtë rast i cili ka ndodhur të dielën pasdite janë A.G 33-vjeçar dhe B.G 36-vjeçar.


Tjetër rast i sulmit seksual në Prishtinë, dy persona e fusin me forcë në veturë një grua
Lexo po ashtu Tjetër rast i sulmit seksual në Prishtinë, dy persona e fusin me forcë në veturë një grua

“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual. Arrestimi i të dyshuarve: A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. G, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 28.08.2022”, thuhet në komunikatën për media.

Pas arrestimit me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit, ndaj dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme. /Telegrafi/