Një roje u godit me thikë në një konsullatë franceze në Arabinë Saudite, në të njëjtën ditë kur një vrasës me thikë vrau tre persona në Nice të Francës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi u arrestua pasi theri dhe plagosi rojën me një 'mjet të mprehtë' në konsullatën franceze në Jeddah, sipas mediave zyrtare.


Ndërsa asnjë motiv nuk u dha për sulmin në ditëlindjen e Profetit Muhamed, ai vjen në mes të zemërimit nga e gjithë bota islamike pasi presidenti Emmanuel Macron mbrojti me vendosmëri karikaturat e Muhamedit.

Ambasada e Francës në Riad tha se roja u dërgua në spital dhe jeta e tij nuk është në rrezik, por dënoi 'sulmin ndaj ambienteve diplomatike që nuk mund të justifikohet kurrë'.

Diplomatët francezë gjithashtu u bënë thirrje autoriteteve Saudite të 'hedhin dritë mbi këtë sulm' dhe të ofrojnë sigurinë e francezëve në mbretëri, ku Franca ka një ambasadë në Riad, një konsullatë nderi në Al-Khobar dhe shkollat ndërkombëtare franceze.

Në Francë sot, tre njerëz u vranë në një katedrale në Nice me dy prej tyre që mendohet se u ishin prerë kokat. /Telegrafi/