LAJMI I FUNDIT:

Sulm përmes dronëve, një i vdekur dhe 21 të plagosur në aeroportin Abha në Arabinë Saudite (Video)

Sulm përmes dronëve, një i vdekur dhe 21 të plagosur në aeroportin Abha në Arabinë Saudite (Video)

Të paktën një i vdekur dhe 21 të plagosur, ky është bilanci pas një sulmi nga ana e rebelëve Houti në aeroportin Abha në pjesën jugore të Arabisë Saudite.

Sipas burimeve të shtypit saudit, sulmi përmes dronëve ka goditur parkingun e aeroportit, i cili ndodhet 200 kilometra në veri të kufirit të Jemenit i cili prej fillimit të muajit qershor, ka qenë skenë e disa incidenteve të ngjashëm që kanë shkaktuar plagosjen e 26 personave.


Që nga viti 2015, Arabia Saudite ka udhëhequr një koalicion që synon ta kthejë në pushtet Presidentin Rabbo Mansour Hadi, i rrëzuar nga kryengritjet e grupit Houti që mbështeten nga Irani, përcjell Shqiptarja.

Houti apo ndryshe “Partizanët e Zotit”, janë një grup i armatosur me shumicë sunite nga Jemeni.