LAJMI I FUNDIT:

Sulm i armatosur, vriten 24 persona afër një kishe në Burkina Faso

Sulm i armatosur, vriten 24 persona afër një kishe në Burkina Faso

Disa të armatosur kanë vrarë 24 persona, dhe kanë rrëmbyer tre të tjerë të dielën në Burkina Faso.

Raportohet se në mesin e të vrarëve gjendet edhe një pastor i kishës.


Kryetari i komunës Boundore, Sihanri Osangola Brigadie, ka thënë se sulmi ndodhi në qytetin Pansi në provincën Yagha, afër një kishe protestante.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raportohet se të paktën 18 persona të tjerë janë plagosur.

“U lëndova kur pashë njerëzit”, tha Brigadie pasi vizitoi disa prej të plagosurve në spitalin e qytetit Dori.

Mbi të gjitha është raportuar se të armatosurit vodhën vaj dhe oriz nga dyqanet, madje detyruan tre të rinjtë që rrëmbyen për të transportuar mallin e vjedhur në motoçikletat e tyre.

Një tjetër sulm i ngjashëm kishte ndodhur edhe javën e kaluar në provincën Yagha, ku një pastor në pension u vra, ndërsa një tjetër u rrëmbye nga disa persona të armatosur, sipas një raporti të brendshëm të sigurisë, parë nga Associated Press.

Analistët shprehen të shqetësuar ndaj sulmeve kundër civilëve, përfshirë edhe krishterëve, pasi janë duke u rritur me të madhe.

Vetëm vitin e kaluar më shumë se 1,300 civilë janë vrarë në Burkina Faso, sipas projektit të të dhënave, të konflikteve në Afrikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori