Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan ndodhet në Izrael, ku gjatë dy ditëve të fundit është takuar me Kryeministrin Beniamin Netanyahu dhe në Bregun Perëndimor me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Përpjekjet diplomatike amerikane në Lindjen e Mesme synojnë të bindin Izraelin të ulë intensitetin e luftimeve për të shmangur viktimat civile.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, e pranon se lufta do të marrë kohë, por ai i bëri thirrje Izraelit për të mbrojtur jetët e civilëve palestinezë.
“Ajo që dëgjova nga ministri i mbrojtjes izraelite, Gallant është se lufta kundër Hamasit do të zgjasë me muaj. Ne jemi dakord me këtë, pasi ky grup terrorist është i rrënjosur thellë në Gazë, dhe kjo luftë do të marrë kohë dhe do të ndodhë në faza”, tha zoti Sullivan gjatë konferencës për shtyp të premten nga ambasada amerikane në Jerusalem.
Sidoqoftë, ajo që dallon qëndrimin amerikan me atë të Izraelit është koha kur forcat izraelite duhet të zvogëlojnë intensitetin e luftimeve dhe të gjejnë mënyrën për të vënë në shënjestër udhëheqësit e Hamasit dhe të shmangin vrasjen e civilëve.
“Terroristët zgjodhën të futen në mesin e civilëve. Kjo krijon një barrë të pabesueshme për forcat izraelite, një barrë që është e pazakontë për një ushtri në kohën e sotme. Kjo barrë nuk e pakëson përgjegjësinë e Izraelit për të vepruar në atë mënyrë që bën dallimin midis objektivave terroristë dhe njerëzve të pafajshëm dhe për të marrë çdo masë paraprake për të mbrojtur civilët dhe për të minimizuar humbjet e jetëve”, thotë Sullivan.
Sullivan, gjithashtu diskutoi me të dyja palët edhe për të ardhmen e pasluftës të Gazës.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, kjo mund të përfshijë kthimin e forcave palestineze të sigurisë, të dëbuara nga Hamasi nga vendet e tyre të punës, pasi grupi militant mori kontrollin e Rripit të Gazës më 2007.
“Çështja se si do të ndodh tranzicioni dhe më çfarë afati kohor, kjo është diçka për të cilën ne jemi duke diskutuar intensivisht. Ne nuk besojmë se ka kuptim ose është e drejtë që Izraeli të pushtojë Gazën në një afat të gjatë… Ne besojmë se Autoriteti Palestinez duhet të rinovohet dhe rigjallërohet në aspektin e metodës dhe qeverisjes. Kjo do të kërkojë shumë punë nga të gjithë ata që janë të angazhuar në autoritetin palestinez, duke filluar nga presidenti Mahmud Abbas”, tha Sullivan, para takimit të sotëm me Presidentin e Autoritetit palestinez Mahmoud Abbas, i cili sipas agjencisë palestineze e lajmeve WAFA, kërkoi ndaljen e sulmeve të Izraelit në Gazë.
Izraeli kundërshton me forcë idenë e rikthimit në punë të ish forcave tp sigurispë, pasi kërkon të mbajë një prani në Gazë dhe thotë se nuk do të lejojë që Autoriteti Palestinez i udhëhequr nga zoti Abbas, i cili administron pjesë të Bregut Perëndimor të marrë përsipër Gazën. Autoriteti palestinez gjithashtu mbetët thellësisht i papëlqyer nga palestinezët.
Luftimet e ashpra ndërkaq kanë vazhduar në Rripin e Gazës.
Bombardimet e pandërprera izraelite e kanë shkatërruar pjesën më të madhe të brezit të ngushtë bregdetar gjatë dy muajve të fundit.
Sipas autoriteteve të Hamasit në Gazë, afro 19,000 njerëz janë vrarë përgjatë këtyre luftimeve.
Izraeli nisi sulmet ndaj Gazës, në përgjigje të sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor duke vrarë 1200 izraelitë dhe duke marrë peng 240 të tjerë.
Mbi 100 Izraelitë deri më tani janë liruar nga Hamasi në këmbim të qindra palestinezëve që u liruan nga burgjet izraelite. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak