LAJMI I FUNDIT:

Suksesi i turneut “Love On Tour” – Harry Styles shpall data të reja për koncerte në Evropë për vitin 2023

Suksesi i turneut “Love On Tour” – Harry Styles shpall data të reja për koncerte në Evropë për vitin 2023

Harry Styles ka njoftuar më shumë data të “Love On Tour”, të cilat do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërsa ai zgjat turneun e tij jashtëzakonisht të suksesshëm botëror.

Këngëtari, 28 vjeçe, ka shtuar koncerte të tjera në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë dy netë në stadiumin Wembley të Londrës pas një fundjave të shitur në këtë vend qershorin e kaluar.


Harry është në turne me albumin e tij të tretë solo – “Harry’s House”  dhe aktualisht po pret një rezidencë në Madison Square Garden të New Yorkut.

Përveç zgjatjes së turneut evropian, Harry ka shtuar gjithashtu Qendrën Moody të Austin më 3 tetor dhe Qendrën e Bashkuar të Çikagos më 15 tetor.

Duke mos u ndalur me kaq, muzikanti ka shtuar edhe shfaqje të reja në Lima, Peru më 29 nëntor dhe Sao Paulo, Brazil më 13 dhjetor, në turneun e tij në Amerikën e Jugut.

Turneu i Harryt do të shkojë në Australi dhe Zelandën e Re në fillim të vitit të ardhshëm përpara se të kthehet në Evropë për të nisur datat e shpallura rishtazi në maj.

Përveç kthimit në Londër, Harry do të luajë koncerte në stadiumin BT Murrayfield të Edinburgut, Stadiumin Principality në Cardiff dhe Coventry Building Society Arena.

Lajmi vjen pasi Harry i bëri një gjest të ëmbël shokut të tij James Corden gjatë një prej koncerteve të tij “Love On Tour’ në Madison Square Garden në Nre York.

Harry Styles ndihmon një fans në koncert të tregoj hapur orientimin e tij seksual
Lexo po ashtu Harry Styles ndihmon një fans në koncert të tregoj hapur orientimin e tij seksual

Ai bëri që turma prej 18,000 personash t’i këndonte “Gëzuar ditëlindjen” drejtuesit të emisionit, 44 vjeç, i cili po festonte ditën e tij të madhe të hënën (22 gusht).

Biletat për shfaqjet e reja në Mbretërinë e Bashkuar dhe evropiane do të dalin në shitje të premten, më 2 shtator. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori