LAJMI I FUNDIT:

Sukses i jashtëzakonshëm për artisten shqiptare Ava Max – kënga e saj “My head and my heart” renditet e para në botë në iTunes

Sukses i jashtëzakonshëm për artisten shqiptare Ava Max – kënga e saj “My head and my heart” renditet e para në botë në iTunes

Artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max, është tashmë një nga emrat më të afirmuar të tregut internacional të muzikës.

Me prejardhje nga Shqipëria, këngëtarja 26-vjeçare i ka bërë krenarë bashkëkombësit e saj, me sukseset e shumta anë e kënd globit.

Së fundmi, ajo ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj – atë të ngjitjes në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara të momentit, në platformën e muzikës mbarë botërore iTunes.

Kënga e saj “My head and my heart”, që është pjesë e albumit të saj debutues, “Heaven and Hell”, është aktualisht kënga e parë në botë në listën zyrtare të iTunes.

E lumtur nga ky sukses, artistja me prejardhje shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të listës zyrtare të këngëve më të dëgjuara të momentit në iTunes, me “My head and my heart” që ndodhet në majë të klasifikimit.

Bebe Rexha shuan shpresat për një bashkëpunim me Ritën, Duan dhe Ava Max: Do të doja, por mesa duket nuk do të ndodhë
Lexo po ashtu Bebe Rexha shuan shpresat për një bashkëpunim me Ritën, Duan dhe Ava Max: Do të doja, por mesa duket nuk do të ndodhë

“Numri një në iTunes! Çfarë! Ju dua ju të gjithëve, le të ecim përpara”, ka shkruar e emocionuar Ava Max.

View this post on Instagram

A post shared by AVA MAX (@avamax)

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, foli në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në fillim të këtij viti, mbi sukseset e të qenit një yll ndërkombëtar dhe dëshirën për ta vizituar së shpejti shtetin e saj amtar, Shqipërinë.

Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri
Lexo po ashtu Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri

“Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”, kishte thënë ndër të tjerash artistja shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori